Pas vdekjes se dy punëtorëve në vendin e punës gjatë ditës së djeshme, ka reaguar Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Kjo sindikatë i ka bërë thirrje qeverisë që të ndajë fonde familjeve të punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës.

“Sindikata me kohë ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta ketë një fond për familjet e këtyre punëtorëve që së pakut ceremoninë e varrimit dhe të pamurit ta kryejnë ashtu si e kemi traditën, ka shumë familje që në mungesë të mjeteve nuk arrin ta përmbushin këtë obligim familjar. Qeveria po ndani mjete për fontanë dëshirash për lloj lloj projektesh pa asnjë arsye, andaj prapë ju thërrasim të ndani një fondi simbolik për këta punëtorë sepse në të kundërtën do ju mallkojë shtresa e ultë e punëtorëve (fukarave).”, thuhet ndër tjerash në reagimin SPSPK./21Media