Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 20:10 në fshatin Zlipotok në Dragash, ka vdekur një person.

Viktima ishte dërguar në QKMF Dragash pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Sipas dëshmitarit, viktima derisa kishte qenë në bjeshkët e fshatit Zlipotok nuk ishte ndier mirë me shëndet, andaj ishte dërguar te mjeku.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Policia njoftoi tutje se rasti është duke u hetuar./21Media