Një person është gjetur pa shenja jete dje në Lipjan.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Policia në raportin 24 orësh rastin e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media