Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, në vendin e ngjarjes gjendet një armë

Një grua është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 19:35 në Mitrovicën e Jugut.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu Policia raporton se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button