Një burrë pa shenja jete është gjetur dje në banesën e tij në Prishtinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur pak para orës 09:00 të mëngjesit dhe po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media