Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në banesën ku po jetonte.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Prishtinë.

“Tre dëshmitarë meshkuj Kos.kanë njoftuar se kishin gjet pa shenja jete viktimën mashkull shtetas i huaj në banesën ku po jetonte. Në vend-ngjarje kanë dal njësitet përkatëse”, thuhet në raportin e policisë duke e cilësuar rastin si “vdekje të dyshimtë”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Obduksion./21Media