Vdekje e dyshimtë në Prizren

Në fshatin Zojz të Prizrenit është raportuar për vdekjen e një burri pranë një makine të braktisur.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:40.

“Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button