Një person ka ndërruar jetë, dje rrugës për në Emergjencën e Prizrenit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:50 në Prizren.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Derisa viktima ka arritur në emergjencën e Prizrenit ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve./21Media