Vdekje e dyshimtë në Shtime

Një grua ka vdekur në Shtime, në rrethana të dyshimta.

Pas përkeqësimit të gjendjes mëngjesin e së martës, e njëjta u dërgua në QKMF-në në Shtime, por nga mjeku kujdestar aty u konstatua se ajo ka vdekur.

Trupi i pajetë i të ndjerës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me vendim të prokurorit.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet relevante. /21Media

 

 

 

 

Back to top button