Një grua është gjetur e vdekur dje në banesën e saj në veri të Mitrovicës.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në mëngjesin e së hënës në rrugën “Kral Petri” në veri të Mitrovicës.

“Raportohet se në banesën e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër Kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka bërë të ditur policia duke e cilësuar rastin si “Vdekje të dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media