Policia jep detaje për ngjarjen

Policia jep detaje për ngjarjen

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:15, në veri të Mitrovicës është gjetur pa shenja jete një femër kosovare.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prindërit e tij kishin qenë duke u kujdesur për viktimën femër kosovare e cila kishte qenë duke banuar në banesën e saj por me të nuk kishin mundur të komunikonin pasi dera e banesës kishte qenë e mbyllur dhe ajo nuk ishte përgjigj. Njësiti policor së bashku me zjarrfikësit  kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga zjarrfikësit është hapë dera e banesës dhe kanë vërejte se viktima kishte qenë brenda në banesë pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia tutje njofton se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës  në trupin e së cilës nuk janë vërejt shenja dhune.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës ju është liruar  personave  që kishin qenë të autorizuar për përkujdesje.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetin Publik./21Media