Një burrë është gjetur pa shenja jete në një paradhomë të banesës së tij në Vushtrri

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:53.

Policia këtë rast po e cilëson “Vdekje të dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media