Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksident trafiku që kishte ndodhur më 29 të muajit të kaluar në Podujevë.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në tretman mjekësor, dje ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa policia ka njoftuar se i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media