Një grua nga fshati Shtrubullovë e Drenasit ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) në Prishtinë.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Republikës së Shqipërisë”, ka njoftuar policia.

Sipas informatave viktima ishte e martuar në Drenas.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./21Media