Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka vdekur një e infektuar me koronavirus nga kjo komunë.

Lladrovci i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.

“Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë. Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19. Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne. Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes. Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që përfundoi me fatalitet. Të prekurve nga virusi covid-19, ju uroj shërim të shpejtë” , ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Lladrovci i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së. “Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!”./21Media

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit,

Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në…

Posted by Ramiz Lladrovci on Tuesday, 14 July 2020