Një person nga Klina ka vdekur sot, pas infektimit me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar përmes Facebook-ut kryetari i Komunës, Zenun Elezaj.

Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, M.G. nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19”, ka shkruar Elezaj.

Sot ka vdekur edhe një paciente nga Suhareka si pasojë e Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e shëndetësisë në këtë komunë, Besa Kuqi, e cila njoftoi se e ndjera kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.