Në vitet e 90-ta e regjimi serb e kishte larguar nga detyra si të papërshtatshëm

Në vitet e 90-ta e regjimi serb e kishte larguar nga detyra si të papërshtatshëm

Pas një sëmundje të rëndë dhe te shpejtë, vdiq në moshën 78 vjeçare Mehmet Isak Neziri. I ndjeri nga viti 1978 deri në vitin 1988, ishte gjyqtar në Gjykatën e lartë për kundërvajtje të Kosovës, derisa nga pushtuesit serb u largua nga puna, për shkak të mosbindjes ndaj politikës antishqipare.

Atëherë Mehmet Neziri, nga pushtuesi serb, u shpall si i papërshtatshëm dhe në funksion të nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar. Pas përfundimit të luftës çlirimtare në Kosovë, nga viti 2000 deri në vitin 2015, I Mehmet Neziri, ishte kryetar i Gjykatës së lartë për kundërvajtje të Kosovës.

Mehmet Neziri, kontribuoi në vendosjen e legjislacionit në Kosovë, si dhe ishte pjesëmarrës në nxerrjen e shumë ligjeve në vendin tonë.

Mehmet Neziri, për shumë vite ishte kryetar i nëndegës së LDK-së në Prishtinë, gjatë kohës së okupimit serb. I ndjeri, Mehmet Isak Neziri, do të kujtohet për kontributin e madh në fushen zbatimit të ligjeve dhe drejtësisë në Kosovë./21Media