Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook bëri të ditur se sot në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë Dr. Arifikmet Deari, urolog nga Tetova.

“Dr. Deari është shtruar në spital për problem neurologjike por është diagnostifikuar edhe me Covid-19. Pas 15-të ditësh trajtim në spital ai humbi betejën me sëmundjen”, tha Filipçe.

Filipçe shtoi se doktor Deari ishte mjeku i parë që vdiq nga komplikimet e koronavirusit./21Media