Policia jep detaje rreth ngjarjes

Policia jep detaje rreth ngjarjes

Një grua e moshës 81-vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Tetovë. Ngjarja :kishte ndodhur dje rreth orës 11:00 në rrugën “Bllagoja Toska”.

Në SPB Tetovë ishte denoncuar se në rrugën ‘Bllagoja Toska’, në ndërtesën në pronësi të M.G. (85) nga Tetova, bashkëshortja e tij M.G. (81), e cila ishte e sëmurë, derisa ishte e vetme në banesë, kishte dalë në ballkon, i cili gjendej në katin e parë të ndërtesës së banimit dhe kishte rënë nga ballkoni. M.G. ishte dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë, ku nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, informuan nga Policia e Tetovës.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e SPB Tetovë dhe Ministria e Punëve të Brendshme nga Shkupi./Tv21