Shkon në 8 numri i të vdekurve me Covid 19 në Kosovë 52 të infektuar të shtrirë në Klinikën Infektive, 3 në gjendje kritike

Shkon në 8 numri i të vdekurve me Covid 19 në Kosovë
52 të infektuar të shtrirë në Klinikën Infektive, 3 në gjendje kritike

Një grua e prekur me koronavirus, sot ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus. Aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë 52 pacientë, 3 prej tyre në gjendje të rënduar shëndetësore Kosova dje për njëzetekatër orë regjistroi 79 raste të reja, duke e çuar kështu në 362  numrin e të infektuar në vend.(Teksti-Kujtesa Bajrami-FANA, kamera- Vllaznim JAKUPI/21Media