Po vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Po vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën mesditën e sotme në Lezhë teksa po bënte plazh në zonën e Ranës së Hedhun.

Rreth orës 13:25 shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, ka rrezikuar të mbytet dhe më pas në gjendje të rëndë shëndetësore është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës ku edhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./OraNews