Njerku i këngëtarit shumë të famshëm Harry Styles ka vdekur pas një lufte me kancerin

Njerku i këngëtarit shumë të famshëm Harry Styles ka vdekur pas një lufte me kancerin

Robin Twist ka vdekur gjatë kësaj jave nga kanceri, tregojnë reprezentuesit e Harryt. Ai ishte martuar me nënën e Harryt Anne Cox në vitin 2013, në dasmë ku Harry ishte “Shoku më i mirë“ i Twist.

Robin kishte ndihmuar në rritjen e Harry-t dhe motrës së tij Gemma gjatë viteve të rinisë, duke përfshirë kohën e Harry-t në X-Factor, që kishte lansuar karrierën e tij dhe të One Direction, shkruan rtv21.tv.

Robin përveç familjes së Harry-t lë prapa edhe 2 fëmijë të tjerë nga martesa e kaluar. Ai ishte 57 vjeçar./21Media