Kishte një komplikim nga anemia

Kishte një komplikim nga anemia

Reperi amerikan i njohur me emrin artistik Prodigy ka vdekur sot në Las Vegas. Lajmin e bëri të ditur publicisti i tij.

Reperi 42 vjeçar ishte anëtar i Hip Hop duos së famshme Mob Deep ku bashkë me anëtarin tjetër Havoc, ndodheshin në turne në Las Vegas.

Shkaktar i vdekjes thuhet të ketë qenë një komplikim nga anemia, me të cilen Prodiggy vuante që nga mosha e re, shkruan rtv21.tv.

Prodigy dhe prtneri i tij Havoc, themeluan Mobb Deep në New York në vitet e 90-ta. Hitet e tyre me të medha ishin: “Quiet Storm” “Shook Ones” etj./21Media