Pas 20 vitesh burg vdes në moshën 74 vjeçare

Pas 20 vitesh burg vdes në moshën 74 vjeçare

Vrasësi i cili u dënua për 7 vrasje, ka vdekur pas më shumë se 20 vitesh burg.

Ivan Milat vdiq të dielën në Spitalin Long Bay në moshën 74-vjeçare. Ai ishte diagnostikuar me kancer të ezofagut dhe stomakut në fazën e fundit, transmeton rtv21.tv.

Milat u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1996 për një seri vrasjesh brutale në New South Wales të Australisë.

Të njohura si “Vrasjet në shpinë”, të shtatë viktimat ishin burra dhe gra që ishin turistë në Australi ose po udhëtonin nëpër zonë. Ata u goditën me thikë, u qëlluan ose u rrahën për vdekje, ndërsa njërit prej tyre iu pre koka.

Nga vrasjet e Milat është bërë edhe filmi i suksesshëm horror australian i vitit 2005 “Wolf Creek”. Vrasësi serial u identifikua nga 24-vjeçari britanik Paul Onions, i cili arriti ti shpëtonte armës së Milat./21Media