Sot ka vdekur Xhafer Krasniqi, babai i dëshmorit të kombit, Përparim Krasniqit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit të vdekjes së Krasniqit, me ç’rast ka theksuar se me bacin Xhafë kanë pasur plagë të njëjta, të cilat i kanë ndjerë te njëri-tjetri.

“Kujtonim heroizmat e Adrianit e Përparimit, Luanit e Shkelzenit. Sot, ai iu bashkua atyre në botën e amshuar. Ndaj dhembjen me familjen Krasniqi dhe të gjithë ata që e njohën. Lamtumirë Xhafer Krasniqi!”, ka shkruar Haradinaj në rrjete sociale.