Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të vdekjeve.

Një paciente 78-vjeçare e konfirmuar pozitiv me Covid -19 ka vdekur, si dhe një pacient 71-vjeçar i dyshuar, por ende pa kryer testin po ashtu ka vdekur.

Aktualisht në këtë spital po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në oksigjeno- terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Po ashtu është konfirmuar sot se një qytetar nga Suhareka ka vdekur si pasojë e Covid-19./21Media