Në komunën e Skenderajt sot kanë vdekur dy pacientë si pasojë e koronavirusit. I pari i kësaj komune, Bekim Jashari ka njoftuar se viktima e parë ishte nga fshati Rezallë, kurse rasti i dytë, veteran i UÇK-së dhe mirëmbajtës në shkollën fillore të mesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. Në fund ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat.

“Rreziku është ende evident, virusi mund të na marrë jetët tona, andaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i përmbahemi masave preventive. Mbani maskat dhe distancën mes individëve! Pa panik, por me kujdes të shtuar!”, shkroi ai në Facebook./21Media