Të dyshuarit në arrati

Të dyshuarit në arrati

17 vjeçari i plagosur dje, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare si pasojë e plagëve të marra.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 10:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka nderruar jete L.B , 17 vjeç, personi i plagosur dje ne Prishtine. Trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore”, ka njoftuar Ahmeti.

Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje e rënde, policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre./21Media