Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit, pasditen e sotme, ku babai ka dëmtuar me traktor djalin e tij 5-vjeçar.

Si pasojë e plagëve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. Babai i fëmijës bëhet me dije se është Erjon Brahimllari.

Më herët policia kishte njoftuar se:

Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore./oranews