Një 74 vjeçare ka vdekur sot rreth orës 06:30 si pasojë e një aksidenti tek stacioni i autobusëve, në Prizren.

Rastin për 21Media e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 06:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku tek stacioni i autobusëve në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare. Ekipi mjekësor ka konstatuar se e aksidentuara ka ndrruar jetë, kurse shoferi me aktvendim të prokurorit dëgohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Krasniqi./21Media