Vdiq Abdylkader Galica, profesori, shkrimtari e veprimtari nga Vushtrria

Në moshën 95 vjeçare ka vdekur mbrëmë profesori, shkrimtari e veprimtari nga Vushtrria, Abdylkadër Galica.
Abdylkadër Galica u lind më 09.10.1927 në Vushtrri dhe ishte ndër njerëzit që bëri shumë për artin e kulturën në veçanti për jetën teatrore.
Jeta e tij ishte e lidhur ngushtë me arsimin, artin, kulturën e teatrin, duke edukuar e arsimuar breza e gjenerata.
Ai përveç angazhimit në teatër ka botuar edhe një libër për veprimtarinë kulturo-artistike.
Galica si regjisor filloi punën më 1951 me pionerë inskenoi “Borëbardha e shtatë shkurtabiqët” pastaj vuri ne skenë Skenderbeun , “Nga terri në dritë” ,” Makaronat e shejtanit” ” Shtëpia e Iriqit”,” Kësulkuqja” etj.

Galica gjithë jetën i kushtoi mësimdhënies deri në pensionim, ndërsa devotshmërinë, shkrimet e kontributin se ndali asnjëherë.

Lamtumira e fundit Abdylkadër Galicës iu dha sot. Ai u varros në varrezat e qytetit në Begaj të Vushtrrisë./21Media

Back to top button