Pas një sëmundje të rëndë dhe te shpejtë, vdiq në moshën 60 vjeçare Agim Ejup Neziri. I ndjeri ishte inxhinier i menaxhimit të ujërave në Republikën e Kosovës.

Agim Neziri, shkollimin e mesëm dhe të lartë e kreu në Prishtinë. Në moshë të re, filloi të kontribuoi në nderrmarrjen Ibër Lepenc, por nga pushtuesit serb u largua nga puna, për shkak të mosbindjes ndaj politikës antishqipare.

Atëherë Agim E. Neziri, nga pushtuesi serb, u shpall si i papërshtatshëm dhe në funksion të nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar. Pas përfundimit të luftës çlirimtare në Kosovë, si shumë të tjerë, Agim Neziri, vazhdoi punën e suksesshme në forcimin dhe zhvillimin e ndermarrjes Hidrosistemi “Ibër Lebenc”.

I ndjeri, Agim Ejup Neziri, do të kujtohet për kontributin e madh në fushën menaxhimit të ujerave në Kosovë. Për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia, i ndjeri Agim Ejup Neziri, do të varroset sot nga ora 14:00 nga rrethi i ngushtë familjar në varrezat e Prishtinës.