Komuniteti shqiptar në Stamford të SHBA-ve, njofton se në moshën 85 vjeçare ka vdekur aktivisti shumëvjeçar i Komunitetit Shqiptaro – Amerikan, Filip Uka Dedaj.

Nderimet e fundit për të ndjerin bëhen sot në Shtepinë Mortore “Bosak Funeral Home” në Stamford, nga ora 2.00 deri në 8.00 të mbrëmjes, ndërsa varrimi bëhët nesër në mesditë, në varrezat “Queen of Peace” në Stamford, pas meshës së përmortshme në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres.

I ndjeri Filip Uka ishte një patriot e aktivist shumëvjeçar i Komunitetit, i cili njihej për urtësinë e tij, shpirtin paqësor dhe traditën burrënore, dukagjinase dhe ka lënë një zbraztësi në Komunitetin Shqiptar në SHBA./21Media