Vdiq aktivistja që refuzoi çmimin Oscar

Sacheen Littlefeather, aktivistja amerikane që refuzoi çmimin Oscar për ‘The Godfather’ ka vdekur në moshën 75 vjeçare.
Vdekja e saj vjen dy javë pasi organizata e nderoi në një ceremoni në Los Angeles, duke kërkuar falje publike për trajtimin e saj në Oscar.
Në një intervistë të fundit me Variety, ajo tha se kishte mbajtur fjalimin e Oscars për të nderuar paraardhësit e saj dhe njerëzit vendas kudo që janë.
Në njoftimin për vdekjen e saj, Akademia citoi ‘Littlefather’ – subjekt i dokumentarit të vitit 2021, “Kur të jem larguar, kujtohu gjithmonë se sa herë që qëndroni për të vërtetën tuaj, do të mbani zërin tim dhe zërat e kombeve dhe të popullit tonë të gjallë”./21Media

Back to top button