Aktori i njohur, Ben Cross, i cili njihej më së miri për rolin e Harold Abrahams në filmin “Chariots of Fire”, ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Cross vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër.

Ai njihej edhe për role të tjera sikurse në seritë “The Far Pavilions”, dhe në “Dark Shadows”.

Bëhet e ditur se aktori sapo ka përfunduar xhirimet e filmit horror “The Devil’s Light”./21Media