Laser njihet për filmat horror

Laser njihet për filmat horror

Aktori gjerman Dieter Laser, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u bë në rrjetin e tij social Facebook, ku thuhej se aktori kishte vdekur me 29 shkurt, por tash është publikuar lajmi, shkruan The Guardian.

Laser arriti famë ndërkombëtare për rolin e tij në “The Human Centipede”, duke luajtur mjekun e rrëmbyeshëm, i cili shtrëngon së bashku tre turistë të robëruar.

Para suksesit të këtij filmi, Laser pati një karrierë të qëndrueshme në filmat gjermanë dhe në televizion, duke bërë debutimin e tij në ekran në vitin 1968.

Më vonë ai u hodh edhe në zhanrin ‘dramë’ të filmave të vitit 1975. Filmi titullohej “John Gluckstadt”, ku bëhej fjalë për një ish-të dënuar që përpiqej të mbijetonte në pjesën e jashtme. Në vitet e 90-ta u angazhua edhe në filmat fantastiko-shkencorë.