Në moshën 88-vjeçare ka vdekur aktori britanik Ian Holm. Aktori ka pasur një karrierë të gjatë në aktrim, me rolet që përfshijnë trilogjinë e filmit “Lord of the Rings”,  “Chariots of Fire”, një shfaqje për të cilën ai ishte nominuar për “Oscar”.

Holm ishte më shumë i njohur në rolin e tij të Bilbo Baggins te “Zoti i Unazave”, si dhe si si androidi Ash në filmin “Alien”.

Ai në vitin 1998 u nderua nga Mbretëresha Elizabetë e Dytë me titullin kalorës për shërbime në dramaturgji. Aktroi i njohur ishte lindur  në Essex në vitin 1931. /21Media