Vdiq aktori i famshëm i telenovelave latine

Aktori meksikan,  Andrés García vdiq të martën në moshën 81-vjeçare si pasojë e cirrozës së mëlçisë, me të cilën u diagnostikua një vit më parë.

Këngëtarja dhe aktorja meksikane Anahí e konfirmoi lajmin në Twitter duke shkruar një mesazh të përzemërt duke i thënë lamtumirë aktorit, i cili kishte një miqësi të madhe me të dhe një dashuri të tipit babë e bijë, përcjell portali rtv21.tv

“Nuk i gjej dot fjalët, ” shkroi Anahí në spanjisht. “Falënderoj Zotin që më dha dhuratën e mirësisë sate. E di që je në një vend më të mirë tani. Do të të dua dhe do të të kujtoj gjithë jetën me gjithë zemrën time, Andrési im i dashur.”

Ditët e fundit, shëndeti i Garcias ishte dobësuar, për çka gruaja e tij Margarita Portillo kërkoi lutje për të. Aktori ka ngrënë shumë pak javët e fundit dhe nuk mund të ecte më pasi sëmundja e kishte dobësuar dhe e kishte lënë të shtrirë në shtrat.

“ Kam qëndruar pranë tij duke u kujdesur për të dhe duke e dashur deri në frymën e tij të fundit ”, shkroi Portillo në spanjisht në Instagram të martën. Ai u largua në paqe dhe në një mënyrë për të cilën falënderoj Zotin.
García lindi më 24 maj 1941, në Republikën Domenikane përpara se familja e tij të emigronte në Meksikë dhe të vendosej në Acapulco.

Teksa punonte në një varkë në Acapulco, talenti i aktorit u zbulua nga producentët e filmit, të cilët e ftuan të merrte pjesë në filmin “Chanoc” kur ai ishte 25 vjeç./21Media

Back to top button