Aktori vdiq në të 30-tat

Aktori vdiq në të 30-tat

Aktori i serialit “Game Of Thrones”, Andrew Dunbar vdiq më 27 dhjetor në shtëpinë e tij në Belfast. Andrew vdiq në të 30-tat duke lënë pas vetës gjurmë në botën e artit.

Shoku i tij, Andy McClay duke e kujtuar me mall të ndjerin Andrew është shprehur se për të gjithmonë ishte kënaqësi të kishte përreth një njeri të sjellshëm dhe të denjë sikur Andrew.

Departamenti i Ekstrasit, i cili bashkëpunoi me Andrewun përmes një deklarate të bërë në rrjetet sociale u shprehën se vdekja e tij është tronditëse.

Të thuash se jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e Andrew Dunbar është pak. Ne kemi kaq shumë kujtime të dashura të viteve që Andrew ka punuar me ne. Ai ishte aq i gjithanshëm, ishte një interpretues aq i talentuar”, thuhet në deklaratën e tyre.

Andrew gjithashtu ka punuar në shfaqjet e famshme si “Line Of Duty” dhe “Derry Girls”. /21Media