Aktori vdiq në moshën 53 vjeçare

Aktori vdiq në moshën 53 vjeçare

Aktori i Bollywood-it, Irrfan Khan, i njohur ndërkombëtarisht për rolet në “Slumdog Millionaire” dhe “Jurassic Park”, ka vdekur në moshën 53 vjeçare.

Khan vdiq në një spital në qytetin perëndimor të Mumbait të Indisë, transmeton rtv21.tv.

Në vitin 2018 Khan kishte njoftuar se ai ishte diagnostikuar me një tumor endokrin. Ai më vonë iu nënshtrua mjekimit në një spital në Londër.

Më 2013, Khan pati fituar Çmimin Kombëtar për Film në Indi, për rolin e tij në filmin, Paan Singh Tomar, përkatësisht portretizimin e një atleti që bëhet më vonë bandit./21Media