Vdiq aktori i njohur turk

Ka vdekur në moshën 67-vjeçare aktori, regjisori dhe skenaristi i teatrit, Civan Canova.

Lajmin për vdekjen e Canova e ka bërë të ditur para një ore aktorja Esra Dermancıoğlu.
“Ndoshta do të takohemi përsëri diku, ndonjëherë.”, ka shkruar ajo ndër të tjera.


Aktori i teatrit, kinemasë dhe serialeve televizive, emri i plotë i të cilit është Ahmet Civan Canova, është lindur më 28 qershor të vitit 1955 në Ankara, shkuan TRTHaber.
Canova, i cili e ka filluar karrierën në Teatrin Shtetëror në vitin 1979, ka marrë çmime për pjesët teatrore që ka shkruar që në vitin 1990.
Artisti, i cili është shfaqur në shumë seriale dhe filma televizivë, ka fituar çmimin Golden Orange për aktorin më të mirë në rol dytësor për rolin e tij si torturues në filmin “Homecoming” në vitin 2006 dhe “Aktori më i suksesshëm i vitit” në Afife Theatre Awards në 2011 për rolin e tij në shfaqjen “Bury the Dead”.
Ahmet Civan Canova te publiku shqiptar njihet për rolin e “Rahmiut” në serialin “Paramparça”, apo “Fate të kryqëzuara”./21Media

Back to top button