Vdiq aktori Jason David Frank

Ka vdekur në moshën 49 vjeçare aktori, Jason David Frank, i njohur për rolin në Power Rangers.
Menaxheri i tij Justine Hunt konfirmoi për Associated Press se aktori vdiq të shtunën në Teksas.
Personazhi i Frank filloi si Green Ranger në sezonin e parë të shfaqjes dhe u prezantua para shikuesve si një armik i Power Rangers.
Mighty Morphin Power Rangers u lançua në vitin 1993 në Fox Kids dhe fillimisht u transmetua për tre vjet.
Miq e kolegë të aktorit të ndjerë ngushëlluan familjen e Frank. Ata e çmuan punën e aktorit për këto vite./21Media

Back to top button