Ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi-Cima.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e aktorit.

Ai ka disa ditë që ishte duke vuajtur nga Covid-19 dhe ishte i shtrirë në Klinikën infektive.

Rasim Thaçi, i cili njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut për rolet e tij të shumta komike./21Media