Vdiq në moshën 76 vjeçare artistja e njohur, Mary Wilson. Këngëtarja e “Motown” dhe themeluesja e “The Supremes” vdiq të hënën në shtëpinë e saj, shkruan New York Times.

Vdekja e Wilson u konfirmua nga publicisti Jay Schwartz.

Nuk u dha asnjë shkak i vdekjes së Wilson-it.

Si anëtare origjinale e “The Supremes”, Wilson ka kontribuuar në prishjen e barrierave racore dhe gjinore, gjatë kohës së saj me grupin “Motown”, i cili është themeluar në Detroit në vitin 1959.