Vdiq avokati i njohur

 

Ka vdekur avokati Ilaz Qerkini. Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 31.05.2021, në ora 13:00 varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë.

Qerkini u lind me 15.03.1949 në fshatin Savrovë, Komuna e Suharekës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 24.09.1973, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 24.02.1975 në Prishtinë.

Avokati, ushtroi profesionin e tij që nga data 13.12.1993 me seli të zyrës në Prishtinë./21Media

Back to top button