Avokati Sahit Musa, i cili ishte i prekur nga Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Gjilan.

Vdekjen e avokatit Musa e kanë njoftuar familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Edhe institucionet komunale të Vitisë kanë shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së avokatit Sahit Musa.