Vdiq basketbollisti i njohur në moshën 22 vjeçare

Jalen Hill, ish-basketbollist i UCLA-s ka vdekur në moshën 22 vjeçare.
Sipas babait të tij, ai u zhduk gjersa ishte në Costa Rica dhe tha se kanë mësuar së fundmi për vdekjen e tij.
Deri më tani, detaje rreth vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.
Hill luajti për Bruins nga viti 2018 deri në vitin 2021, përpara se të largohej nga ekipi për shkak të ankthit dhe depresionit.
Trajneri i UCLA-s, Mick Cronin tha se lajmi për vdekjen e Hill është tronditës e zemërthyes.
“Mendimet e lutjet tona janë me familjen e tij në këtë moment. Jalen ishte një i ri me zemër të ngrohtë e buzëqeshje të madhe që na la shumë shpejt”, shkroi Cronin.
Hill iu bashkua skuadrës në vitin 2017, por nuk luajti një sezon pasi u kap duke vjedhur, për shkak të së cilës u pezullua./

Back to top button