Vdiq bateristi i njohur natën që do të perfomonte në skenë

Taylor Hawkins, bateristi legjendar i rock-grupit amerikan Foo Fighters , ka vdekur në moshën 50 vjeçe, njoftoi grupi të premtën.
Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur.
Të premten, grupi ishte planifikuar të performonte në Bogotá, Kolumbi, për Festivalin Estereo Picnic, i ndjekur nga Lollapalooza Brasil të dielën, sipas faqes së saj të internetit.
Performanca u anulua pikërisht kur fansat po mblidheshin në orën 23:00, sipas Romeo Reyes i cili i tha CNN se ai udhëtoi nga El Salvador në Bogotá për të marrë pjesë në festival.
“Ne ishim në pozicion kur ata njoftuan se Foo Fighters nuk do të performonin…askush nuk e dinte arsyen e anulimit… Të gjithë ishim të trishtuar. Por siç thashë, askush nuk e dinte që Taylor kishte vdekur. Ne e morëm vesh rreth 10-15 minuta më vonë,” tha ai.
Më vonë, qirinj u vendosën në skenën kryesore për nder të Hawkins, dhe ekranet në pesë skena projektuan mesazhin, “Taylor Hawkins Por Siempre”, që përkthehet si “Taylor Hawkins përgjithmonë”./21Media

Back to top button