Ka vdekur sot biznesmeni i njohur kosovar Latif Kryeziu.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij.

Thaçi ka thënë se Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare.

“Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media

Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte…

Posted by Hashim Thaçi on Tuesday, 21 July 2020