Ka ndërruar jetë deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit të vitit 1990, Ali Shahini.

Lajmin për vdekjen e Shahinit e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

“Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini. Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës”, ka shkruar Aliu./21Media